Meta shmang miliarda dollarë taksa duke klasifikuar qendrat e të dhënave të IA-së si “modele eksperimentale”

Kompania amerikane e teknologjisë Meta ka shfrytëzuar një kreditim federal tatimor për kërkimet shkencore për të mbrojtur miliarda dollarë nga taksat e korporatave, duke i klasifikuar qendrat e saj të të dhënave për inteligjencën artificiale si modele pilot eksperimentale, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës “The New York Times”, e cila citon katër persona në dijeni të operacioneve të kompanisë, Meta i tha Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme të SHBA-së (IRS) se qendrat e saj të të dhënave për inteligjencë artificiale ishin një “eksperiment gjigant që mund të dështojë”.

Sipas dokumenteve të IRS-së, kjo praktikë i uli me afro 4 miliardë dollarë faturën tatimore të kompanisë Meta për vitin 2025, duke e bërë kompaninë përfituesin më të madh ndër kompanitë e listuara në bursë. Strategjia mbështetet në një dispozitë që daton nga vitet 1980 dhe që synonte nxitjen e inovacionit përmes kreditimeve tatimore për furnizimet e përdorura në kërkime, në vend të operacioneve të zakonshme të biznesit.

Persona në dijeni të çështjes thanë se Meta kishte nisur t’i klasifikonte procesorët e provuar komercialisht, përfshirë çipat e blerë nga Nvidia, si furnizime eksperimentale kur ato përdoreshin në qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale.

Meta e mbrojti këtë praktikë, duke thënë se ka investuar 200 miliardë dollarë në kërkime gjatë pesë viteve, përfshirë 57 miliardë dollarë vetëm vitin e kaluar. “Si kompanitë e tjera që investojnë në këtë shkallë, ne përdorim stimujt tatimorë të vendosur nga Kongresi dekada më parë për të nxitur këtë lloj investimi vendas”, tha kompania.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button