Parlamenti duart plot punë

seancën e sotme të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut të caktuar për orën 11, pritet të ketë shumë pika me rëndësi për opinionin që gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar shumë debat.

Në rend dite është shënuar diskutimi për Ligjin për Amnisti, për të cilin shumë zyrtarë dolën kundër, dhe të tjerë që e mbështesin dhe shohin si mënyrën e vetme për shkarkimin e burgjeve të mbushura.

Do të diskutohet edhe për interpelancën e opozitës shqiptare ndaj kryeprokurorit Lubomir Joveski. Interpelanca ishte ngritur për shkak të dyshimeve të tyre për mosveprim dhe fshehje të provave kyçe për tragjedinë e djegies së spitalit modular në Tetovë. Mbështetje për shkarkimin e Joveskit ka paralajmëruar edhe opozita maqedonase VMRO DPMNE. Pushteti nuk ka dhënë qëndrim nëse do të votojë për shkarkimin e Joveskit.

Në rend dite është edhe shpallja e konkursit për anëtar në KSHZ, të cilin post e kërkon opozita shqiptare. Iniciativa për të hapur konkurs për anëtar të ri ishte iniciuar nga dy deputetë të frontit opozitar të cilët kujtojnë se është një obligim kushtetues që njëri nga postet në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve ti takojë opozitës.

 

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button