Afrim Gashi viziton Këshillin e Shurës në Arabinë Saudite

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ka marrë pjesë në një seancë të Këshillit të Shurës dhe ka vizituar hapësirat e këtij institucioni.
“Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, mora pjesë në seancën e Këshillit të Shurës, pas së cilës pata mundësinë të vizitoj edhe hapësirat e tij.
Vizita ishte një mundësi për t’u njohur nga afër me funksionimin e këtij institucioni të rëndësishëm dhe me rolin e tij në sistemin parlamentar dhe institucional të Arabisë Saudite”, deklaroi Gashi.



