Turqia dënon hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa

Turqia të dielën dënoi ashpër hyrjen me forcë të grupeve ekstremiste izraelite në Xhaminë Al-Aksa në Kuds nën mbrojtjen e forcave të pushtimit izraelit, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë masa parandaluese ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke akuzoi qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se po përpiqet të përshkallëzojë më tej tensionet rajonale dhe, përmes shkeljeve dhe provokimeve ndaj vendeve të shenjta muslimane, të minojë përpjekjet për promovimin e paqes dhe stabilitetit.

“Është e qartë se qeveria Netanyahu synon të nxisë më tej tensionet në rajon dhe të minojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet përmes shkeljeve dhe provokimeve të saj që shënjestrojnë vendet e shenjta muslimane”, tha ministria.

Ankaraja gjithashtu përsëriti thirrjen ndaj komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa parandaluese ndaj praktikave izraelite që shkelin statusin historik dhe ligjor të Xhamisë Al-Aksa.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button