Qeveria zgjat uljen e TVSH-së për naftën: Nga 18% në 10% deri më 12 tetor

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të zgjasë masën për uljen e TVSH-së për naftën nga 18 në 10 për qind. Vendimi është marrë në seancën e sotme dhe do të jetë në fuqi deri më 12 tetor.

Krahas uljes së TVSH-së, më herët ishte ulur edhe akciza për karburantet.

Ndërkohë, sot pritet që Komisioni Rregullator për Energjetikë të shpallë çmimet e reja për naftën dhe benzinën. Çmimi i naftës së papërpunuar në bursat ndërkombëtare gjatë mëngjesit ishte sërish pranë nivelit prej 110 dollarësh për fuçi.

Në vendimin e fundit, Komisioni Rregullator e kishte rritur çmimin e naftës për 5.5 denarë për litër, ndërsa benzina ishte liruar për 1.5 denarë.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë sot Komisioni Rregullator dhe nëse do të ketë rritje të reja të çmimeve të karburanteve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button