Përleshje e përgjakshme mes fqinjëve në Shkup: Sulmuesi plagosi me thikë tre persona, dy prej viktimave janë gra

Mosmarrëveshjet e pazgjidhura pronësore mes fqinjëve në Shkup dje kanë përfunduar në një incident të përgjakshëm, kur një 44-vjeçar nga Shkupi ka plagosur me thikë tre fqinj të tij – një burrë dhe dy gra, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 23.09.2026, në ora 23:15, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria J.J. (44) nga Shkupi. Sipas denoncimit, pas një debati paraprak, për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore, në shtëpinë e fqinjit të tij A.Sh. (38) nga Shkupi, me një mjet të mprehtë e ka sulmuar dhe u ka shkaktuar lëndime A.Sh.-së, bashkëshortes së tij Gj.U. dhe fqinjës D.D., e cila kishte tentuar t’i ndajë.”

Në lidhje me ngjarjen është ndaluar edhe A.Sh., me të cilin është zhvilluar bisedë zyrtare në polici.

“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të dorëzohen kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button