Kreu i Këshillit Evropian: Aneksimi “de facto” në Bregun Perëndimor rrezikon zgjidhjen me dy shtete

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa paralajmëroi të martën se zhvillimet në Bregun Perëndimor të pushtuar si aneksimi “de facto” rrezikojnë perspektivat për zgjidhje me dy shtete, transmeton Anadolu.

“Në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, zgjidhja me dy shtete po rrezikohet çdo ditë”, tha Costa gjatë aktiviteti të nivelit të lartë mbi zgjidhjen me dy shtete dhe planin gjithëpërfshirës të paqes për Gazën, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 81-të të OKB-së.

“Ne shohim imazhet dhe dëgjojmë dëshmitë e asaj që po ndodh çdo ditë në Bregun Perëndimor, dhunën e kolonëve, mosndëshkimin, zhvendosjen e komuniteteve të tëra dhe aneksimin ‘de facto’. Këto vendbanime janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar”, tha ai duke shtuar se veprimi urgjent është i nevojshëm për të ruajtur zgjidhjen me dy shtete dhe rrugën drejt paqes.

Costa bëri thirrje për legjitimitetin e ri për Autoritetin Palestinez përmes zgjedhjeve, duke thënë se Bashkimi Evropian mbështet fuqishëm zgjedhje të tilla dhe i bën thirrje Izraelit t’i lehtësojë ato.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar, së bashku me Autoritetin Palestinez, duhet t’i ofrojnë brezit të ri “shpresë të ripërtërirë për një të ardhme ndryshe”. “Kërkohet veprim për të ruajtur zgjidhjen me dy shtete dhe rrugën drejt paqes”, deklaroi Costa.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button