Të paktën 11 të vrarë në një sulm me armë në një vendbanim në Afrikën e Jugut

Persona të armatosur vranë 11 persona dhe plagosën tre të tjerë gjatë një sulmi me armë në orët e vona të natës në një banesë në provincën KwaZulu-Natal në lindje të Afrikës së Jugut, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu.
Sulmi ndodhi në vendbanimin KwaMakhutha, në jug të Durbanit, raportoi kanali televiziv eNCA, duke theksuar se mes viktimave ishte edhe një grua shtatzënë.
Dhjetë viktima humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq nga plagët gjatë transportimit për në spital.
Viktimat ndodheshin brenda një banese kur sulmues të paidentifikuar hynë në pronë dhe hapën zjarr para orës 23:00 sipas kohës lokale të martën.
Para se të largoheshin nga vendngjarja, sulmuesit i vunë zjarrin një automjeti që i përkiste pronarit të banesës.
Motivi i sulmit mbetet i panjohur, ndërsa autoritetet nuk kanë njoftuar për arrestime apo identifikuar të dyshuarit.



