Alpinisti i gjetur dje në Malin Sharr konstatohet se ka vdekur nga shkaqe natyrore

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë doli me detaje për aksionin e djeshëm për nxjerrjen e një trupi të pajetë nga Mali Sharr, në një lartësi mbidetare prej rreth 2.500 metrash.
Bëhet fjalë për 74-vjeçarin A.S. nga fshati Xhepçisht i Tetovës, për të cilin pas kontrolleve mjekësore është konstatuar se ka vdekur nga shkaqe natyrore. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit iu dorëzua familjes për varrim.
Më 20 shtator 2026, në orën 14:37, në SPB Tetovë një grup alpinistësh raportuan se në një shteg malor, në një lartësi prej rreth 2.500 metrash, kishin vërejtur trupin e një personi të moshuar pa shenja jete.



