Shëndetësia digjitale 2026–2030/Të dhënat e ndjekin pacientin, ndërsa pacienti vendos se kush i sheh

Ministria e Shëndetësisë prezantoi sot Strategjinë për Shëndetësinë Digjitale 2026–2030, me fokus te pacienti. Synimi është që deri në vitin 2030, qytetarët të kenë qasje në të dhënat e tyre shëndetësore, ndërsa mjekët të kenë historikun e plotë të pacientit gjatë trajtimit.

Ministri Sasho Klekovski tha se aktualisht sistemet shëndetësore nuk shkëmbejnë mjaftueshëm të dhëna.

Strategjia parashikon një dosje shëndetësore online përmes portalit “Shëndeti Im”, konsultime në distancë dhe monitorim të pacientëve kronikë.
Pacientët do të mund të shohin se kush ka pasur qasje në të dhënat e tyre, të kërkojnë korrigjime dhe të japin ose të tërheqin pëlqimin.

Strategjia përfshin 5 prioritete, 38 masa dhe 152 aktivitete, ndërsa zbatimi kryesor është planifikuar për vitet 2028–2029.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button