Bekim Sali mirëpret në Shkup partnerët rajonalë dhe përfaqësuesit e BE-së: Bashkë për një rrugëtim më të shpejtë drejt Evropës

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në prag të Takimit Ndërrajonal të Kryenegociatorëve dhe Zyrtarëve të Lartë përgjegjës për Integrimin Evropian, mirëpriti në një darkë miqësore kolegët dhe partnerët nga rajoni, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Komisioni Evropian.

Në një atmosferë të hapur dhe miqësore, u diskutua për sfidat e përbashkëta, forcimin e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Sali shprehu mirënjohje për Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë dhe GIZ-in për mbështetjen dhe partneritetin në organizimin e këtij takimi të rëndësishëm në Shkup.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button