Ambasadori Orhan Murtezani zhvillon takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në NATO

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Orhan Murtezani, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në NATO, ku u diskutua për prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit.

 

Gjatë takimit u zhvillua një shkëmbim konstruktiv mbi çështjet me rëndësi për Aleancën dhe angazhimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

 

Murtezani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet vendeve aleate dhe kontributit të përbashkët në përballimin e sfidave të sigurisë.

 

Takimi konfirmoi përkushtimin e dy vendeve për forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit brenda NATO-s, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit euroatlantik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button