Një raketë amerikane godet një tanker iranian nafte pranë ishullit Kharg

Një raketë amerikane ka goditur të shtunën një cisternë nafte iraniane pranë ishullit Kharg të Iranit, sipas mediave iraniane, transmeton Anadolu.
Cisterna e përfshirë ishte një “anije e vogël”, raportoi Agjencia Studentore Iraniane e Lajmeve (ISNA).
Sipas raportimit, nuk ka pasur viktima.
Ishulli Kharg është jetik për sistemin e eksportit të naftës së Iranit, pasi përmes tij realizohen rreth 90 deri në 95 për qind e eksporteve të naftës së papërpunuar të vendit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më herët kishte kërcënuar se do të merrte kontrollin e ishullit.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe interesave amerikane në gjithë rajonin.
Washingtoni dhe Teherani nënshkruan më 18 qershor një memorandum mirëkuptimi lidhur me lirinë e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit, por zbatimi i tij ka ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me masat e sigurisë në ngushticë.


