Gashi: Në Kuvend gjuha shqipe respektohet në vlera maksimale!

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, intervistën e parë, pas pushimit të deputetëve e ka dhënë në emisionin Click Plus në TV21.
I pyetur rreth respektimit të përdorimit të gjuhës shqipe, Gashi ka nënvizuar se në Kuvend gjuha shqipe respektohet në vlera maksimale.
“Mund të ju them me përgjegjësinë më të lartë se edhe në bazë të Kushtetutës, edhe në bazë të Ligjit për gjuhët, gjuha shqipe respektohet në vlerën maksimale. Në mënyrë incidentale ndonjëherë mundet me ndodh ndonjë vonesë, për shkak se sektori për përkthim që është një prej sektorëve më të angazhuar në Kuvend, ku vazhdimisht jemi munduar të i dalim në krah dhe ti ndihmojmë, për shkak se ka mungesë edhe të përkthyesve. Nga ana tjetër, në të njëjtën kohë ka seancë plenare, ka seancë të Komisioneve, ka tekste që duhet të përkthehen. Dhe vërtetë mund të ketë ndonjëherë vonesë, por e kemi rregulluar sistemin të atillë që asnjë ligj nuk hyn në votim pa u përkthyer. D.m.th. nuk shkon ligji dhe asnjë akt tjetër te deputetët derisa nuk përkthehet”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button