(VIDEO) Shkëmbim zjarri në Holandë, një i vdekur dhe dy policë të plagosur, arrestohen 34 persona

Një person ka humbur jetën dhe dy efektivë policie janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri në Overasselt, një fshat i vogël në lindje të Holandës, pranë kufirit me Gjermaninë.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar 34 persona, mes tyre shtetas të Holandës, Francës, Belgjikës dhe Algjerisë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të përplasjes, ndërsa autoritetet dyshojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me një trafikant të njohur droge.
Përplasja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dhjetëra persona të maskuar, disa prej të cilëve të armatosur me armë të rënda, duke lëvizur nëpër një zonë të banuar përpara se të largoheshin pas shkëmbimit të zjarrit.
Personi që humbi jetën ishte roje sigurie në banesën ku ndodhi përplasja. Në të njëjtën banesë ishte regjistruar edhe një incident i ngjashëm rreth një vit më parë.
Policia holandeze bëri të ditur se gjendja shëndetësore e dy efektivëve të plagosur nuk është kritike. Shefja e policisë holandeze, Jannie Knoll, e cilësoi ngjarjen si “të paprecedentë”.
Kryetarja e bashkisë së Overasselt, Joerie Minches, dënoi incidentin, duke deklaruar se fshati ishte “viktimë e një forme ekstreme dhune që është krejtësisht e papranueshme”.
🚨 DISPAROS | Schietpartij en Overasselt deja un muerto y dos policías heridos, al parecer por un conflicto de drogas. 🇳🇱 Imágenes muestran a un gran grupo armado corriendo por la calle de noche. Posible vínculo con Bolle Jos. 😱 🔥 #Noticias #Holanda #Crimen pic.twitter.com/BhOc99XOQr
— Mike “Flana-Gun”®️ ¡𝐖𝐚𝐱 𝐨𝐧, 𝐰𝐚𝐱 𝐨𝐟𝐟! (@MikeFlanaGun) September 1, 2026



