Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në pritjen solemne për 104-vjetorin e Ditës së Fitores së Turqisë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatih Ulusoy, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 104-vjetorit të Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.

Me këtë rast, Gashi përcolli urimet e tij më të përzemërta për popullin dhe shtetin turk, duke riafirmuar rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Ai vlerësoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi dypalësh do të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej në të ardhmen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button