Dy zjarrfikës të lënduar gjatë lokalizimit të zjarrit në Pelister

Zjarri që shpërtheu në territorin e fshatit Makazi të Resnjës dhe përfshiu pjesë të Parkut Kombëtar “Pelister” është vënë nën kontroll. Por, gjatë shuarjes së zjarrit, u lënduan dy pjesëtarë të njësive që morën pjesë në aksionin e shuarjes.

Sipas drejtorit të Parkut Kombëtar “Pelister”, Ivanço Toshevskit, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile.

Në shuarjen e zjarrit ndërhynë ekipet e PK “Pelister”, njësitë zjarrfikëse të Manastirit dhe Resnjës, me mbështetjen e ekipit zjarrfikës të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe ekipe me njerëz dhe makineri nga ndërmarrjet publike të Manastirit dhe kompani private. Gjithashtu pati edhe ndërhyrje ajrore me dy aeroplanët “Er Tractor”.

“Rreziku për riaktivizimin dhe përhapjen e mëtejshme të tij vazhdon të jetë i madh dhe në masë të madhe varet nga kushtet atmosferike”, deklaroi drejtori i Parkut Kombëtar “Pelister”, Ivanço Toshevski.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, publikisht shprehu dyshime se zjarri është shkaktuar qëllimisht, bazuar në vërejtjen e disa vijave të ndara të zjarrit që janë shfaqur njëkohësisht në lokacione të ndryshme në rajonin e Resnjës.

Edhe pse vatrat kryesore të zjarrit janë vënë nën kontroll, rreziku i riaktivizimit mbetet i lartë.

Kujtojmë se Qeveria ka shpallur gjendje të krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të gushtit për shkak të rritjes së rreziqeve dhe kërcënimeve nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore.

Ndalesa për lëvizje në pyje është zgjatur deri më 30 shtato

Ndryshe, Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarresh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button