Ndryshon qarkullimi në Haraçinë: Rruga 12 bllokohet për shkak të punimeve

Qarkullimi në Rrugën 12 në Komunën e Haraçinës është bllokuar përkohësisht për shkak të punimeve në rrjetin e kanalizimit.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, njoftoi se aktualisht po punohet për kyçjen e një krahu të kanalizimit në rrjetin primar.

“Të nderuar banorë, aktualisht jemi duke punuar në kyçjen e një krahu të kanalizimit në rrjetin primar. Për shkak të punimeve, qarkullimi në Rrugën 12 është i bllokuar përkohësisht”, njoftoi Beqiri.

Ai u bëri apel banorëve për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve.

“Ju lutemi për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve. Si rrugë alternative, mund të shfrytëzoni Rrugën 5”, tha kryetari i Haraçinës.

Beqiri theksoi se punimet pritet të përfundojnë sa më shpejt, pas së cilës Rruga 12 do të rikthehet në funksion të plotë.

“Punimet do të përfundojnë sa më shpejt dhe rruga do të rikthehet në funksion të plotë”, thuhet në njoftimin e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button