Maqedonia e Veriut pa 11 ambasadorë, 7 të tjerëve u skadon mandati

Nga 59 ambasada dhe përfaqësi diplomatike, Maqedonia e Veriut ka mungesë të 11 ambasadorëve. Në këto vende, janë emëruar ushtrues detyre të cilët siç njoftoi ministri i jashtëm Timço Mucunski, kryejnë detyrat siç duhet dhe nuk lejojnë të ndihet mungesa e ambasadorit. Megjithatë, Mucunski njoftoi se edhe gjashtë apo shtatë ambasadorëve të tjerë u skadon mandati. Ndërkohë në Sofje për ambasador së shpejti do të emërohet Krum Efremov i cili këtë detyrë më parë e ka kryer edhe në Ukrainë. Sipas ligjit për punë të jashtme, së paku 50% e ambasadorëve duhet të jenë diplomatë profesionistë.
