Tërmet 2.8 ballë në afërsi të Gostivarit, lëkundjet ndihen edhe në zonat përreth

Një tërmet me magnitudë 2.8 ballë është regjistruar sot, rreth orës 16:10, në afërsi të Gostivarit.
Sipas të dhënave të publikuara nga EMSC, epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 8 kilometra në veri të Gostivarit, në koordinatat 41.87° N, 20.91° E.
Tërmeti ka qenë i cekët, me një thellësi prej rreth 5 kilometrash, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona përreth.
Epiqendra është lokalizuar rreth 41 kilometra në juglindje të Prizrenit.
Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.



