Kasami: Rruga Tetovë–Prizren, investim strategjik për Tetovën dhe rajonin

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në trasenë e rrugës Tetovë–Prizren.

Kasami tha se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë dhe me përkushtim për përmbushjen e standardeve të përcaktuara për këtë projekt të rëndësishëm.

“Rruga Tetovë–Prizren është një investim strategjik për Tetovën dhe gjithë rajonin”, theksoi Kasami, duke nënvizuar se ky projekt do të mundësojë lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt me Kosovën.

Sipas tij, përveç përmirësimit të infrastrukturës dhe komunikimit ndërmjet dy vendeve, rruga pritet të krijojë edhe mundësi të reja për zhvillim ekonomik në Tetovë dhe rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button