Zbardhet grabitja e kryer në fillim të korrikut në rrethinë të Shkupit, janë privuar nga liria dy persona dhe është ngritur kallëzim penal

Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nëpunës policorë të SPB Shkup – NJPB Gazi Babë, më 08.08.2026, në orën 10:20, në rr. “Jani Lukrovski”, i kanë privuar nga liria Xh.A. (26) dhe A.A. (26), të dy nga fsh. Brest, rrethina e Shkupit, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “grabitje”, sipas nenit 237 të Kodit Penal.
Ata dyshohen se më 04.07.2026, në orën 20:45, në lagjen Ilinden në Shkup, e kanë sulmuar fizikisht dhe me një send prej druri B.S. (28) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, pas çka nën kërcënimin e pistoletës, i kanë marrë para.
Në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre është paraqitur kallëzim penal dhe ata janë dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili u ka caktuar masa kujdesi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button