Vjosa Osmani mbetet propozim i LDK-së për presidente

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar deri mbrëmë, kur është pyetur nëse Vjosa Osmani mbetet emri i propozuar i kësaj partie për postin e presidentit.

Në një konferencë për media, në momentet e fundit brenda afatit kushtetues për seancën konstituive të legjislaturës së 11-të, Haziri ka thënë se LDK-ja në negociata me Vetëvendosjen ka kërkuar “vetëm balancë institucionale”.

Haziri po ashtu ka deklaruar se për pjesëmarrjen në seancën e ftuar të shtunën, LDK-ja do të mblidhet në mëngjes për të vendosur.

Haziri ka thënë se LDK-ja është e hapur për takime të tjera me VV-në, edhe pse të premten liderët e të dyja partive u shprehën se janë larg arritjes së një marrëveshjeje për formim institucionesh. LDK-ja ka kërkuar që ta propozojë emrin e presidentit, ndërsa kjo kërkesë nga VV-ja është cilësuar si “dallim i madh me rezultatin zgjedhor”.

Këtë kërkesë, Haziri e ka cilësuar me “ofrimin dy herë të postit të kryeministrit për parti të tjera, pavarësisht fitoreve në zgjedhje”.

“S’kemi marrë institucione vetëm për vete. S’po flasim për pozitën e kryeministrit sot. Por për balancim të rolit tonë. Nëse qeverinë e ka partia e parë duhet të balancojë pushtetin me partnerët”, ka thënë ai. “Kur zgjidhet një president me 2/3 është konsensual dhe e merr kushtetutën nën sqetulla, është i të gjithëve dhe ruan rendin kushtetues”.

Haziri ka mohuar se emri i tij është përmendur në diskutime për postin e presidentit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button