Shkon në 72 numri i të vdekurve nga dyndja masive e migrantëve drejt Ceutës

Numri i të vdekurve nga dyndja masive e së enjtes drejt Ceutës, enklavës spanjolle në Afrikën e Veriut – nga Maroku, ka arritur në të paktën 72 të dielën, pasi janë gjetur edhe pesë trupa të tjerë përgjatë bregdetit të Ceutës, kanë njoftuar zyrtarët.

Më shumë se 50,000 njerëz kanë hyrë në Ceutë përmes tokës dhe detit në një valë të paprecedentë që ka nisur të enjten në një nga dy kufijtë e vetëm tokësorë të Bashkimit Evropian me Afrikën, duke shkaktuar shqetësim në të gjithë bllokun.

Më shumë se 48,000 janë kthyer në Marok brenda 48 orëve dhe të tjerë gjatë fundjavës, kanë thënë autoritetet spanjolle.

Përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceutë, Miguel Angel Perez, u ka thënë gazetarëve të dielën se, përveç 72 viktimave, më shumë se 1,000 njerëz ishin trajtuar nga shërbimet shëndetësore që nga e enjtja. Situata në qytet ishte përmirësuar dukshëm, ka thënë ai, por kishte ende punë për të bërë për të rivendosur normalitetin.
Disa emigrantë janë mbytur dhe të tjerë janë shtypur ndërsa përpiqeshin të ngjiteshin mbi një dallgëthyes dhe gardhin kufitar. Shumë prej tyre ishin shtyrë të emigronin nga vështirësitë ekonomike dhe ishin inkurajuar nga thashethemet në rrjetet sociale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button