Gir në takim me Mitreskin: Mos e vini në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve

Kryeparlamentari i sapozgjedhur Jovan Mitreski sot pati takim me ambasadorin evropian David Geer.

Në takim, siç informuan shërbimet parlamentare, ambasadori evropian vuri në dukje rëndësinë e përfundimit të të gjitha procedurave të nisura lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare gjatë këtij mandati, në mënyrë që legjitimiteti i procesit zgjedhor të mos vihet në dyshim nga askush.

“Ambasadori Gir shprehu mbështetjen e parezervë për kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit dhe institucionin në tërësi, e cila, siç theksoi, do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, me synim përfundimin e aktiviteteve të papërfunduara dhe procedurave legjislative lidhur me detyrimet e reformave të cilat dalin nga rruga jonë e integrimit europian”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, nga ana tjetër, tha se do të bëjë gjithçka për të përfunduar çështjet që ende nuk janë zgjidhur në Parlament, dhe janë domethënëse për funksionimin e institucioneve dhe për dosjen evropiane të vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button