Koalicioni parazgjedhor LSDM – BDI është ende i pasigurt

Ende nuk ka marrëveshje përfundimtare për koalicionin parazgjedhor të LSDM-së dhe BDI-së. Ish-kryeministri, Dimitar Kovaçevski, i cili sot ia dorëzoi postin pasardhësit të tij, tha se bisedimet janë duke vazhduar dhe partia aktualisht është e fokusuar në propozimin e kandidatëve për kryetar të shtetit dhe kandidatëve për deputetë.

Nga ana tjetër opozita e interpreton ndryshe zvarritjen e vendimit të koalicionit.

Dhe sot zyrtarisht kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet me dorëzimin e funksioneve të ministrave teknikë dhe zëvendësve të tyre. Në karrigen më të vështirë dhe më të përgjegjshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot në mëngjes u ul Pançe Toshkovski, i cili e mori detyrën nga ministri i kaluar, Oliver Spasovski.

Ai nuk i ka duart e lira për të zbatuar politikën e tij në mënyrë të pavarur, do të ketë nënshkrim të lidhur me deputetin Mitko Bojmacalijev, ish-shefin e kabinetit të Spasovskit. Ai do të mund të kryejë maksimumi 15 shkarkime ose vendosje në një pozicion më të ulët ose më të lartë të mbajtësve të një pozicioni drejtues në ministri. Nëse emëron drejtues të rinj, ai ka për detyrë që me propozimin e zëvendësministrit shtesë të emërojë edhe zëvendësit e tyre.

Të njëjtat kompetenca 9 ka edhe ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, i cili sot mbërriti në ministri me një buqetë të madhe me lule për paraardhësen e tij. Zëvendësja Elena Petrova ka hyrë në Financa, ndërsa zëvendësi për Bujqësi, Cvetan Tripunovski tashmë ka mbajtur takimin e parë të punës. Dita e parë e punës e zëvendës ministrit në Shoqërinë Informatike, nga ana tjetër, filloi me kafe në një kafene të Shkupit me të rinj nga sektori informatik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button