Ministri Nufi: Shqipëria do të ketë një përfaqësi në Gaza, fillimisht me oficerë shtabi

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi ka deklaruar se Shqipëria do të ketë një përfaqësi në Gaza duke filluar me katër oficerë shtabi, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, raporton Anadolu.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Nufi theksoi se në mbledhjen e qeverisë sot është miratuar projektakti ligjor për të vajtur më pas në Kuvend për miratimin e misionit të Shqipërisë në Gaza.

Ai tha se ky vendim vjen në përputhje edhe me mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Republika e Shqipërisë do të ketë një përfaqësi në Gaza duke filluar fillimisht me katër oficerë shtabi. E kemi bërë me dije edhe në intervista të tjera dhe në dalje të tjera publike që ky do të jetë angazhimi i Republikës së Shqipërisë dhe me vajtjen e këtyre katër oficerëve të shtabit në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese do të vlerësohet më pas edhe kush do të jetë niveli konkret i trupave që do të dërgohen në Gaza, duke përfshirë këtu edhe vendndodhjen konkrete ku këto trupa do të dislokohen”, tha Nufi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button