19 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë përjashtohen për disa ditë

Të paktën 19 deputetë të Partisë Demokratike në Shqipëri janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit për disa ditë.

Sekretari i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur përjashtimin e tyre, me 10 ditë të 18 deputetëve të kësaj partie nga seancat plenare dhe me 20 ditë të deputetit Ervin Salianji, raportoi “Euronews Albania”.

Partia Socialiste ka kërkuar më herët përjashtimin e 19 deputetëve të PD-së të cilët bllokuan punimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Deputetët të cilët janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit janë Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Samir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhala, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi.

Në shkresën drejtuar Sekretariatit të Etikës thuhej se ligjvënësit e opozitës bllokuan foltoren, shkaktuan kaos në sallë me anë të pajisjeve zhurmuese, duke cenuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës.

Gjithashtu ata bllokuan dhe punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i planifikuar për t’u mbajtur fizikisht ditën e premte, duke i detyruar anëtarët e komisionit të vijonin punimet online.

Sekretariati i Etikës u mblodh në orën 15:00, ku u shpreh në lidhje me kërkesën e mazhorancës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button