Imerlije Saliu dhe Izet Mexhiti vizitojnë Gostivarin, kërkojnë veprime të shpejta për rikthimin e furnizimit me ujë të sigurt

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti, kanë qëndruar sot në Gostivar për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar dhe masat që po ndërmerren për tejkalimin e saj.

Saliu theksoi se, si deputete e kësaj zone, e konsideron obligim të ndjekë nga afër zhvillimet dhe të kërkojë nga institucionet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë të sigurt.

“Shëndeti i qytetarëve mbetet prioritet absolut. Presim angazhim maksimal nga të gjitha institucionet për ta menaxhuar situatën me përgjegjësi, transparencë dhe efikasitet, deri në rikthimin e plotë të sigurisë dhe normalitetit për çdo familje në Gostivar”, deklaroi deputetja e VLEN-it.

Ajo nënvizoi se institucionet duhet të veprojnë me përkushtim për tejkalimin e situatës, duke garantuar sigurinë shëndetësore të banorëve dhe normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button