Netanyahu i lumtur që Arabia Saudite mund ta njohë Izraelin në këmbim të marrëveshjes bërthamore me SHBA-në

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nëse Arabia Saudite i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit, kjo do të ishte “një hap historik përpara drejt paqes në Lindjen e Mesme”.

Më herët të enjten, Trump tha në një postim në platformën Truth Social se një marrëveshje historike me Arabinë Saudite, e cila do t’i mundësonte Riadit zhvillimin e një programi bërthamor civil, ishte e kushtëzuar me anëtarësimin e mbretërisë së Gjirit në Marrëveshjet e Abrahamit.

Rijadi nuk ka reaguar publikisht ndaj komenteve të Trumpit. Megjithatë, Arabia Saudite ka mbajtur qëndrimin se nuk do ta njohë Izraelin derisa të krijohet një rrugë e besueshme drejt krijimit të një shteti të pavarur palestinez.

Trump nuk kishte sugjeruar se marrëveshja ishte e kushtëzuar me anëtarësimin e Riadit në Marrëveshjet e Abrahamit kur ajo u njoftua të mërkurën.

Aktualisht, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Sudani, Maroku dhe Kazakistani janë nënshkrues të këtyre marrëveshjeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button