Kuvend, votohen edhe zv/ministrat

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbaruar seanca e 142-të, në të cilën në rend dite ishte propozimi për emërimin e zëvendësministrave dhe zëvendësministrave plotësuese në Qeveri.

Mitko Bojmacalijev nga LSDM-ja propozohet për zëvendësministër plotësues në MPB, ndërsa ministrja aktuale Jovanka Trençevska për zëvendësministre plotësuese në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga VMRO, Elena Petrova është propozuar për zëvendësministër plotësuese të Financave, Stefan Andonovski për shoqëri informative dhe administratë dhe Cvetan Tripunovski për bujqësi, pylltari dhe menaxhim me ujëra.

Më herët në seancën e sotme të 141-të, me 65 vota “pro” dhe tre “kundër”, Kuvendi votoi qeverinë teknike të drejtuar nga Talat Xhaferi. Në seancë morën pjesë 111 deputetë. Deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë abstenuar nga votimi për qeverinë teknike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button