Taravari: Uroj që sa më shpejt të vjen dita të festojmë një kryeministër shqiptar të vërtetë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar përzgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër teknik. Por, në postimin e tij në facebook, Taravari shpreson që do të vije dita kur do të festohet kryeministri shqiptar me mandat të plotë dhe të vërtet.
“Urime Kryeministrit Teknik shqiptar! Uroj që të vijë sa më shpejt dita të festojmë një kryeministër shqiptar me mandat të plotë dhe të vërtetë!”, ka shkruar Taravari.



