Sali: Vullneti institucional po e afron drejt finalizimit Sheshin “Skënderbeu

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Qeverisë për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” te Komuna e Çairit, duke e cilësuar atë si një dëshmi të qartë të mbështetjes dhe angazhimit institucional për realizimin e projekteve me rëndësi të veçantë për qytetarët.

Sali theksoi se me këtë vendim largohet pengesa e fundit administrative, duke u krijuar kushtet për vazhdimin e realizimit të fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit ‘Skënderbeu’ te Komuna e Çairit është dëshmi e qartë e mbështetjes dhe angazhimit institucional për realizimin e projekteve me rëndësi të veçantë për qytetarët. Me këtë vendim largohet pengesa e fundit administrative dhe krijohen kushtet që të vazhdojë realizimi i fazës së tretë të Sheshit ‘Skënderbeu’, një projekt që përfaqëson investim në zhvillim urban, identitet dhe hapësira moderne për Shkupin”, deklaroi ai.

Sipas zëvendëskryeministrit, ky vendim dëshmon se bashkëpunimi institucional dhe vullneti politik janë vendimtarë për avancimin e projekteve strategjike.

“Ky hap tregon se kur ekziston vullnet dhe bashkëpunim institucional, projektet madhore marrin drejtimin e duhur dhe afrohen drejt finalizimit. Sheshi ‘Skënderbeu’ meriton të përfundojë ashtu siç është projektuar, si një hapësirë që bashkon historinë, kulturën dhe zhvillimin modern të qytetit”, u shpreh Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button