OKB-ja paralajmëron se Ebola mund të çojë gati 1 milion njerëz në varfëri në RD të Kongos

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) paralajmëroi të martën se epidemia e Ebolës mund të shtyjë gati 1 milion njerëz të tjerë në varfëri në Republikën Demokratike të Kongos (RDK), transmeton Anadolu.

Përfaqësuesi rezident i UNDP-së, Damien Mama, duke folur nga Kinshasa në një konferencë javore për shtyp në Gjenevë, tha se gjashtë nga dhjetë persona tashmë jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Ai kujtoi se deri këtë javë janë konfirmuar mbi 1.400 raste dhe 350 vdekje në RD të Kongos dhe Ugandë, duke paralajmëruar se shifrat vazhdojnë të rriten.

Mama tha se epidemia e Ebolës në RD të Kongos është më shumë se një krizë shëndetësore lokale, duke theksuar se mbi 90 për qind e rasteve të konfirmuara janë në rajonin e Iturit, i cili konsiderohet gjithashtu një qendër kyç për tregtinë ndërkufitare me vendet fqinje.

Ai paralajmëroi se epidemia mund t’i kushtojë Afrikës rreth 3,6 miliardë dollarë dhe të rrezikojë mbi 300.000 vende pune, ndërsa Kongos mund t’i shkaktojë humbje mbi 1 miliard dollarë dhe 55.000 vende pune, edhe nëse epidemia vihet nën kontroll.

Mama gjithashtu theksoi se kjo mund të ulë PBB-në kontinentale me 2,37 miliardë dollarë.

Ai shtoi se ndikimi po shfaqet tashmë në kohë reale, duke shkaktuar humbje vendesh pune, ngadalësim të tregjeve dhe duke i shtyrë familjet në kufijtë e mbijetesës.

Mama tha se disa familje janë detyruar të shkelin masat e izolimit, duke treguar se një përgjigje vetëm mjekësore nuk është e mjaftueshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button