Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi merr pjesë në drekën zyrtare në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s në Stamboll

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në drekën zyrtare të organizuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Numan Kurtulmuş, në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s që po mbahet në Stamboll.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa adresimet e krerëve të shtetit turk theksuan rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe dialogut politik në forcimin e unitetit dhe partneritetit strategjik ndërmjet vendeve aleate të NATO-s.
Gashi vlerësoi se samiti dhe aktivitetet e tij shoqëruese paraqesin një platformë të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe shkëmbimin e qëndrimeve mbi sfidat e përbashkëta të sigurisë, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes vendeve aleate.


