Miqësorja e parë e muajit mars, Shqipëria zyrtarizon kundërshtarin

Shqipëria luan në muajin mars miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024. Kuqezinjtë kanë zgjedhur si kundërshtar Suedinë, një sfidë të cilën do ta zhvillojnë në Stockholm më datë 25 mars. Stadiumi në të cilë do të luhet ndeshja quhet Friends Arena ndërsa mbetet për t’u përcaktuar orari. Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për muajin mars.



