Elmazi: Hapësira që ishte shndërruar në deponi të egër po pastrohet dhe po merr pamje të re

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, njoftoi se ka nisur pastrimi i një hapësire që për vite me radhë ishte shndërruar në deponi të egër, me qëllim të përmirësimit të kushteve mjedisore për qytetarët.

“Hapësira që për vite me radhë ishte shndërruar në deponi të egër, sot po pastrohet dhe po merr një pamje krejtësisht të re”, deklaroi Elmazi.

Ai theksoi se përmes aktiviteteve konkrete po largohen mbeturinat e grumbulluara ndër vite, duke krijuar një ambient më të rregullt dhe më të sigurt për banorët.

“Me punë konkrete po largojmë mbeturinat dhe po krijojmë kushte për një mjedis më të pastër, më të sigurt dhe më të denjë për qytetarët”, u shpreh kryetari i Sarajit.

Sipas Elmazit, aksioni është pjesë e angazhimeve të komunës për përmirësimin e higjienës publike dhe mbrojtjen e mjedisit, me synimin që hapësirat e degraduara të shndërrohen në zona të pastra dhe funksionale për komunitetin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button