Sali takon ministrin turk të Tregtisë, diskutohen investimet dhe bashkëpunimi ekonomik

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, në kuadër të Forumit Ekonomik Maqedonia e Veriut–Turqia që po mbahet në Stamboll, ka zhvilluar një takim të veçantë me ministrin e Tregtisë së Turqisë, Ömer Bolat.
Sali bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe për forcimin e lidhjeve biznesore dhe zhvillimin rajonal.
“Në kuadër të Forumit Ekonomik Maqedonia e Veriut – Turqia në Stamboll, realizuam një takim të veçantë me Ministrin e Tregtisë të Republikës së Turqisë, Ömer Bolat”, njoftoi Sali.
Ai theksoi se bisedimet janë fokusuar në iniciativa që mund të sjellin përfitime të ndërsjella ekonomike dhe të krijojnë mundësi të reja për bizneset.
“Diskutuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, forcimin e lidhjeve biznesore dhe nxitjen e zhvillimit rajonal ndërmjet dy vendeve tona”, deklaroi zëvendëskryeministri.
Sipas tij, në takim janë shkëmbyer edhe mendime lidhur me investimet dhe tregtinë, me theks të veçantë te projektet me interes të përbashkët.
“Shkëmbyem mendime për mundësitë e reja të investimeve dhe tregtisë, me fokus në projekte me interes të përbashkët”, theksoi Sali.



