SONDAZH: Vetëm një në 10 evropianë e konsideron aleate SHBA-në

Besimi i evropianëve se Amerika është “garanci e sigurisë” ka prekur nivelin më të ulët ndonjëherë, ka sugjeruar një matje e re. Sipas saj, vetëm një në 10 persona brenda 15 shteteve i shohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleate. Shumica e evropianëve besojnë madje se SHBA-ja do t’u dilte në ndihmë, në rast se do të sulmoheshin.
Matja, e publikuar të mërkurën nga grupi i ekspertëve të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) para samiteve kritike të G7-s dhe NATO-s në Francë dhe Turqi javëve të ardhshme, zbuloi “mosbesimin e thelë të evropianëve ndaj SHBA-së”.
Po ashtu, matja ka treguar se përderisa raportet SHBA-Evropë do të mund të përmirësoheshin sapo të largohet Donald Trumpi nga presidenca, ka pritje që ndërkohë Evropa duhet të jetë e gatshme ta mbrojë veten.
Shqetësimet më të mëdha lidhen për shkak të sulmeve amerikane në Lindjen e Mesme, kërcënimet ndaj Grenlandës dhe thirrjet e Trumpit për tërheqje të trupave nga bazat evropiane,
Në matje morën pjesë shtetas të Polonisë, Britanisë së Madhe, Holandës, Francës, Italisë, Gjermanisë, Hungarisë, Portugalisë, Suedisë, Danimarkës, Estonisë, Bullgarisë, Zvicrës, Austrisë e Spanjës. Në matjen e kryer mesatarja prej vetëm 11 për qind e të anketuarve në secilin shtet e pa SHBA-në si “aleate me interesa dhe vlera të njëjta”.
Herën e shkuar përqindja ishte 16. Bëhet fjalë për matjen e vetëm para gjashtë muajsh. E para saj ishte 22 për qind në nëntor 2024.
47 për qind mbështesin idenë që Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtje. E madje ka tendencë të rritjes që armët të blihen vetëm brenda shteteve evropiane.



