Amnesty International: “Spastrimi etnik” i palestinezëve nga Izraeli duhet të nxisë veprim global

Amnesty International ka akuzuar qeverinë izraelite se po zhvillon një fushatë të “spastrimit etnik” të palestinezëve nga Bregu Perëndimor i pushtuar dhe po anekson territorin e tyre.
Organizata me seli në Mbretërinë e Bashkuar publikoi një raport prej 149 faqesh, në të cilin pretendohet se zhvendosja e detyruar e palestinezëve nga Bregu Perëndimor është rezultat i një politike të koordinuar shtetërore dhe jo vetëm i veprimeve të kolonëve izraelitë të dhunshëm.
“Gjatë tre vjetëve e gjysmë të fundit, autoritetet izraelite kanë përshpejtuar një fushatë të sponsorizuar nga shteti për spastrimin etnik në Bregun Perëndimor, duke zhvendosur, shpronësuar dhe transferuar me forcë komunitetet palestineze,” deklaroi Agnes Callamard, sekretare e përgjithshme e organizatës.
Vendbanimet izraelite në West Bank konsiderohen të paligjshme sipas rezolutave të Kombeve të Bashkuara.



