Rusia akuzon Kievin për rrëzimin e avionit që transportonte të burgosur ukrainas për shkëmbim

Rusia ka pretenduar se avioni ushtarak rus me 74 persona në bord, që po udhëtonte për në Ukrainë për një shkëmbim të burgosurish, është rrëzuar nga forcat e armatosura të Ukrainës në rajonin e qytetit Belgorod, transmeton Anadolu.

“Në bord ishin 65 ushtarakë të kapur të forcave të armatosura të Ukrainës, gjashtë anëtarë të ekuipazhit të avionit dhe tre shoqërues. Ekuipazhi dhe të gjithë pasagjerët e avionit u vranë”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Ministria ruse e quajti incidentin “sulm terrorist” të organizuar me qëllimin për të akuzuar Rusinë për vrasjen e ushtarëve ukrainas.

“Avioni u shkatërrua nga forcat e armatosura të Ukrainës nga fshati Liptsy, rajoni i Kharkivit, duke përdorur një sistem raketash kundër-ajrore. Objektet e radarit të Forcave Ajrore të Rusisë regjistruan lëshimin e dy raketave ukrainase”, theksoi ministria ruse.

Më tej thuhet se autoritetet ukrainase ishin “mirë të vetëdijshme për transportin e planifikuar” me qëllim të shkëmbimit të mëtejshëm.

“Sipas marrërveshjes së arritur më herët, kjo ngjarje do të ndodhte pasdite në pikën e kontrollit Kolotilovka në kufirin ruso-ukrainas. Me kryerjen e këtij akti terrorist, udhëheqja ukrainase tregoi fytyrën e saj të vërtetë, ajo neglizhoi jetën e qytetarëve të saj”, tha ministria.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga autoritetet ukrainase.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button