Dy tërmete godasin Athinën njëri pas tjetrit, ndihen lëkundje të forta

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në Athinë, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.

Sipas të dhënave fillestare, tërmeti i parë është regjistruar me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, ndërsa pas-lëkundja ka qenë më e fortë, me magnitudë 5.3 ballë.

Epiqendra e lëkundjeve është raportuar në zonën Mandudhi Evia, pranë Kalkidhës, ndërsa thellësia e tërmetit është vlerësuar rreth 5 kilometra, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen edhe në kryeqytetin grek, Athinë.
Instituti Gjeodinamik i Athinës ka bërë të ditur se janë regjistruar gjithsej tre goditje sizmike, prej të cilave dy me magnitudë 4.3 dhe 4.8 ballë të shkallës Rihter.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button