Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi nikoqir i Sesionit të 14-të Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka qenë nikoqir i Sesionit të 14-të Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe, kushtuar rolit strategjik të parlamenteve në promovimin e tolerancës, paqes dhe politikave për të ardhmen.
“Në fjalimin tim theksova se, në një kohë sfidash globale, luftërash, polarizimesh dhe gjuhës së urrejtjes, dialogu dhe diplomacia parlamentare mbeten instrumentet më të fuqishme për ndërtimin e besimit dhe ruajtjen e paqes.
Kjo ngjarje ku morën pjesë delegacione të larta nga shtetet dhe organizata të ndryshme, përfundoi me miratimin e Deklaratës së Shkupit, e cila është një dëshmi se kur ekziston vullnet dhe përkushtim, mund të ndërtojmë më shumë mirëkuptim, respekt dhe stabilitet për brezat që vijnë”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button