Sulmohet fizikisht banori nga Dobroshti në një lokal të Tetovës

Më 30.05.2026 në ora 12:00, në SPB Tetovë, E.F.(38) nga fshati Dobrosht ka raportuar se rreth orës 10:45 është sulmuar fizikisht në një objekt hotelierik në rrugën “Ilinden” në Tetovë. Sipas raportimit, personi I.A.(39) nga Tetova, me të cilin njiheshin që më parë, e ka sulmuar fizikisht.
Sulmi është ndërprerë nga personat e pranishëm në objekt, pas së cilës E.F. është drejtuar për në Spitalin Klinik të Tetovës për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit.



