Gashi në Vatikan: Forcohet dialogu dhe bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Vatikan ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.

Në këtë takim, palët diskutuan mbi avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e dialogut institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Vatikanit. Theksi u vendos në zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë kulturën, arsimin, si dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.

Gjatë bisedimeve u theksua gjithashtu rëndësia e promovimit të vlerave të dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar, veçanërisht në një kohë sfidash globale që kërkojnë më shumë bashkëpunim mes shteteve dhe institucioneve.

Gashi ritheksoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme ndërkombëtare, të cilat kontribuojnë në stabilitetin rajonal, forcimin e bashkëpunimit dhe afrimin ndërmjet popujve.

Vizita në Vatikan vlerësohet si një hap i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve diplomatike dhe kulturore mes dy palëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button