Sulm me dron në një kolegj të Rusisë, 18 studentë dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja

Rreth 18 studentë dhe instruktorë dyshohet se kanë mbetur nën rrënojat e një ndërtese kolegji pas një sulmi me dron ukrainas.
Sipas raportimeve, trupat ukrainase sulmuan të enjten në mbrëmje ndërtesën e kolegjit dhe kampusin përmes dronëve. Në momentin e sulmit, në objekt ndodheshin 86 të rinj të moshës 14 deri në 18 vjeç.
Si pasojë e sulmit, të paktën 35 persona kanë mbetur të plagosur me shkallë të ndryshme lëndimesh, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet në zonë.
“Deri në 18 studentë dhe instruktorë kolegji mund të mbeten nën rrënoja. Kampusi pësoi shkatërrim të tmerrshëm”, citohet të ketë thënë zyrtari rus Rodion Miroshnik.



