Çifti bashkëshortor nga Karposhi kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë

Një burrë dhe një grua nga Karposhi kanë raportuar në polici për dhunë. Policia po e heton rastin.
“Më 14.05.2026, në ora 06:00, në SPB Shkup, një grua 33-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 00:30, në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 49-vjeçar, i cili edhe më herët e kishte keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht, por ajo deri më tani nuk e kishte denoncuar.
Ndërkaq, në ora 06:55, në SPB Shkup, 49-vjeçari ka raportuar se rreth orës 00:30, në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 33-vjeçare dhe ka theksuar se në periudhën e kaluar kishte qenë i keqtrajtuar psikikisht dhe fizikisht nga ajo”, njoftuan nga policia.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe, pas dokumentimit të plotë, ndaj autorëve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.



