EBA-ja thonë se ka ndërhyrë me sukses ndaj dy dronëve të lëshuar nga Irani

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë të dielën se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kanë ndërhyrë me sukses ndaj dy dronëve nga Irani, në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve rajonale, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë se ka interceptuar gjithsej 551 raketa balistike, 29 raketa lundrimi dhe 2.265 dronë që nga fillimi i sulmeve iraniane në shkurt.
Nuk u raportuan viktima “në orët e fundit”, shtoi ajo.
Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar kundërpërgjigje nga Teherani ndaj Izraelit dhe aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik, si dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.
Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez, por bisedimet në Islamabad nuk arritën të prodhojnë një marrëveshje të qëndrueshme. Armëpushimi më pas u zgjat nga Donald Trump pa një afat të caktuar, duke hapur rrugën për diplomaci drejt një zgjidhjeje të përhershme të konfliktit.



