Komisioni Europian reagon ndaj Berishës: Sulmet ndaj ambasadorit Gonzato të papranueshme

Një zëdhënësi i Komisionit Evropian ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, duke i cilësuar ato si të papranueshme.

Në një reagim për Euronews, ai thekson se Bashkimi Evropian dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Europës ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri”, thotë zëdhënësi i Komisionit Evropian

Sipas deklaratës, ambasadori i BE-së ka vepruar me profesionalizëm dhe integritet.

“Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thotë zëdhënësi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button