Tronditje në UFC: Strickland ia shkakton Chimaevit humbjen e parë në karrierë (VIDEO)

Në një natë që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e arteve marciale mikse, Sean Strickland realizoi një mrekulli sportive në UFC 328, duke mposhtur favoritit absolut Khamzat Chimaev dhe duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierën profesionale.
Pas pesë raundeve dramatike dhe një beteje të mbushur me tension, gjyqtarët i dhanë fitoren Stricklandit me vendim të ndarë, në një rezultat që po konsiderohet si një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit në UFC.
Përballja e zhvilluar në Prudential Center nisi me dominimin e Chimaevit, i cili kontrolloi raundin e parë falë mundjes së tij të fuqishme dhe presionit në tokë. Luftëtari çeçen dukej në rrugën e zakonshme drejt një tjetër fitoreje bindëse, ndërsa Strickland hasi vështirësi në minutat e para.
Megjithatë, amerikani reagoi me qetësi dhe inteligjencë taktike. Raund pas raundi, Strickland arriti të neutralizojë tentativat për rrëzim të kundërshtarit dhe të imponojë stilin e tij në këmbë. Me goditje të sakta boksi dhe kontroll të distancës, ai filloi të fitojë terren, ndërsa Chimaev u duk më i lodhur dhe më pak dominues, raporton Klankosova.tv.
Nga raundi i tretë e tutje, ritmi i ndeshjes ndryshoi ndjeshëm. Strickland shtoi presionin, duke detyruar Chimaevin të tërhiqej në disa momente dhe duke fituar pikë të rëndësishme në sytë e gjyqtarëve. Edhe pse Chimaev vazhdoi të kishte momente të mira në mundje, ai nuk arriti të kontrollonte plotësisht luftën si në fillim.
Raundi i pestë rezultoi vendimtar. Strickland tregoi disiplinë, menaxhim superior të ritmit dhe efikasitet në distancë, duke bindur dy nga tre gjyqtarët për t’i dhënë triumfin historik.
Me këtë fitore të madhe, Strickland rikthehet fuqishëm në majën e peshës së mesme, ndërsa humbja e parë e Chimaevit trondit renditjen dhe hap një kapitull të ri në divizionin më të fortë të UFC-së.
The moment @SStricklandMMA regained the UFC middleweight title at #UFC328! 🏆 pic.twitter.com/flst5hrnU6
— UFC (@ufc) May 10, 2026



